Luis Hemilton parashikon se në këtë sezon nuk do të jetë në gjendje të luftojë për titullin kampion me makinën Mercedes, që sipas tij nuk ka arritur të ngushtojë diferencën me skuadrat kryesore në kampionatin e Formula 1. Pas testeve të para sezonale në Barcelonë, britaniku ka bërë të qartë se për momentin, diferenca mbetet ende e madhe.
“Për momentin nuk mendojmë për fitore. Ne shpresojmë që të hyjmë në zonën e pikëve në çdo garë dhe të jemi gjithmonë pjesë e 10 më të mirëve. Njerëzit në këto momente po flasin për ne, edhe Vetel e Alosno thonë se do të konkurrojmë për titullin kampion. Por unë nuk besoj se një gjë e tillë do të ndodhë aktualisht”.
“Sigurisht, fitorja mbetet objektivi ynë. Por mos harroni se makina ishte një e shpesh dy sekonda pas të tjerëve në vitin e kaluar. Këto kundërshtarë kanë përmirësuar me një sekondë tjetër kohët e tyre dhe fakti është se ne nuk kemi përmirësuar 3 sekonda njëherësh. Shpresojmë që një gjë të tillë ta kemi bërë deri në fundin e sezonit, por padyshim që nuk do të jetë kështu në fillimin e tij”, tha Hemilton rreth shanseve të kësaj skuadre për titullin kampion.
Mercedes e nisi mirë edhe sezonin e kaluar, me Niko Rosberg që shënoi një fitore në garën e Kinës. Por më pas forma e skuadrës ra ndjeshëm dhe në fund të sezonit, pilotët e kësaj skuadre përfunduan vetëm një herë në zonën e pikëve në 5 garat e fundit. (LajmeShqip.com)
Sunday, 24 February 2013 09:59