Mançester Siti nuk ka arritur të ngushtojë diferencën me Mançester Junajtid dhe për më tepër i ka dhënë mundësinë rivalëve të realizojnë shkëputjen përfundimtare në luftën për titullin kampion pas humbjes 3-1 përballë Sauthempton.
Skuadra e Mançinit është mundur në këtë ndeshje falë vetë gabimeve të saj, sidomos atyre të portierit Xho Hart në golin e dytë dhe të Garret Berri në golin e tretë të Sauthempton.
Në rastin e parë, portieri i kombëtares angleze la që t’i shpëtonte topi nga duart dhe t’i kalonte mes këmbëve, ndërsa në rastin e dytë, mesfushori dërgoi topin në portën e vet me një lëvizje të ngathët edhe pse ishte i pashqetësuar nga asnjë kundërshtar.
Kjo humbje bën që Mançester Junajtid të ketë mundësinë të çojë në 12 pikë diferencën nga kampionët në fuqi nëse arrin të fitojë nesër kundër Evertonit. (LajmeShqip.com)
Saturday, 09 February 2013 21:26