Kthimi i Eden Hazard në radhët e Çelsit pas përfundimit të pezullimit për incidentin e famshëm ku goditi një nga djemtë që presin topat jashtë fushe, ka frymëzuar skuadrën që i ka dhënë fund serisë prej katër ndeshjesh radhazi pa fitore.
Çelsi kaloi në avantazh me Ramires në pjesën e parë, ndërsa ishte vetë Hazard që shënoi golin e dytë të ndeshjes për skuadrën e Rafael Benitez. Situata u komplikua disi me golin e Malonei, por për të zgjidhur ndeshjen mendoi Frenk Lampard që shënoi tre minuta para fundit, ndërsa në shtesën e takimit ishte gjermani Marko Marin që vulosi rezultatin përfundimtar 4-1 të kësaj sfide.
Blutë mbeten në vendin e tretë në renditje, të ndjekur me një pikë nga Totenhem që falë dy golave të Garet Beil ka arritur të mposhtë Njukasëll dhe të vazhdojë të ëndërrojë për kualifikimin mes katër skuadrave të para.
Progres ka bërë edhe Arsenal që ka fituar me golin e Santi Kazorla në fushën e Sandërlend, për të mbajtur hapin e ekipeve që pretendojnë të pozicionohen në vendet 3-4 në këtë sezon, për të garantuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 26 / Rezultatet
Totenhem-Njukasëll 2-1
5’, 78’ Beil / 24’ Gufran
Çelsi-Uigan 4-1
23’ Ramires, 56’ Hazard, 87’ Lampard, 90’ Marin / 58’ Malonei
Noruiç-Fullhem 0-0
Stouk-Riding 2-1
67’ Huth, 81’ Zherom / 83’ Mariapa
Sandërlend-Arsenal 0-1
36’ Kazorla
Suonsi-QPR 4-1
8’, 67’ Miçu, 18’ Angel Rangel, 50’ Hernandez / 48’ Zamora
Saturday, 09 February 2013 18:10