Mançester Siti dhe Liverpulit kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e luajtur mes tyre në stadiumin “Etihad”, pas barazimit spektakolar 2-2 që ka konfirmuar se kampionët e kanë të vështirë të dominojnë si në sezonin e kaluar, por edhe se “të kuqtë” kanë bërë një hov cilësor në lojën e tyre.
Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Xheko në minutën e 23-të, por Liverpuli barazoi falë një goli të Starrixh pak minuta më vonë. Më pas, ishte Liverpuli që krijoi më shumë raste për të shënuar, duke luajtur më mirë se kampionët dhe duke krijuar më shumë raste.
Stiven Xherard do të tregonte formën e jashtëzakonshme që po kalon në këtë sezon, duke shënuar një gol të shkëlqyer me një gjuajtje tipike nga distanca, por ai gol nuk mjaftoi për të marrë fitoren në këtë sfidë, pasi Serxho Aguero përfitoi nga një dalje e guximshme e Pepe Reina për të vulosur golin a barazimit 2-2.
Me këtë rezultat, Mançester Siti mbetet në vendin e dytë në renditje, 9 pikë pas Mançester Junajtid, ndërsa Liverpuli është në vendin e 7-të në renditje, ende shumë larg pretendimeve që ka kjo skuadër. (LajmeShqip.com)
Sunday, 03 February 2013 19:27