|
|
Sunday, 13 January 2013 17:44 Mançester Junajtid ka vazhduar serinë e gjatë të dominimit përballë Liverpulit, duke mundur 2-1 skuadrën e Brendan Roxhers në takimin e luajtur në “Old Traford”. Por suksesi i skuadrës së Ferguson, e cila ndiqej në tribunë edhe nga Zhoze Murinjo, trajneri i Real Madrid që i ka si rivalë në Ligën e Kampioneve, këtë radhë është vënë në dyshim nga një vendim i gjyqtarëve për golin e dytë të ndeshjes, të shënuar nga Nemanja Vidiç.
Takimi foli që në minutat e para për ekipin vendas që kontrolloi lojën, edhe pse nuk krijoi shumë raste për të shënuar, ndërsa Liverpuli bazoi gjithçka në kundërsulmet e shpejta të Luis Suarez. Por është i zakonshmi Van Persi që thyen heshtjen në stadium me golin e tij në minutën e 19-të, duke kaluar para Junajtid dhe duke çuar në 17 numrin e golave të realizuar në këtë kampionat.
Që nga ai moment, dominimi i Junajtid ishte më i dukshëm dhe krijoi raste të tjera para portës së Pepe Reina. Kjo shtyu trajnerin Brendan Roxhers të bënte ndryshime në fillimin e pjesës së dytë, për të aktivizuar Starrixh, i cili u tregua menjëherë më iu rrezikshëm në repartin avancuar sesa Suarez, që ishte lënë në hije nga dyshja Ferdinand-Vidiç. Por në momentin më të mirë të Liverpulit vjen edhe goli i dytë i Junajtid, në minutën e 54-t, me goditjen e Evra që devijohet nga Vidiç dhe përfundon në rrjetë, ndërsa vijërojtësi nuk pa se mbrojtësi serb i Junajtid ishte në pozicion jashtë loje në momentin e prekjes së topit dhe goli duhej anuluar.
Ndeshja dukej e përfunduar, por për ta rihapur atë mendon pikërisht Starrixh, i cili tregon instinktin e tij duke dërguar në rrjetë një grushtim De Gea në minutën e 57-të.
Më pas ishte Liverpuli që krijoi rastet më të rrezikshme, me Borini e Strarrixh, por Mançester Junajtid i rezistoi presionit të miqve në minutat e fundit për të marrë tri pikë dhe për t’u shkëputur përkohësisht me shumë në kreun e renditjes së kampionatit. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »