|
|
Wednesday, 09 January 2013 23:50 Kristiano Ronaldo ka vërtetuar se kur është në formën më të mirë, ai është i pandalshëm dhe se pikërisht kthimi te paraqitjet e tij të zakonshme spektakolare të sezonit të kaluar, do të jenë arma plus e Real Madrid në pjesën e dytë të sezonit.
Ylli portugez ka qenë protagonisti absolut i ndeshjes ndaj Selta Vigos në Kupën e Mbretit, pasi ka kualifikuar Real Madrid me golat e tij në fazën tjetër të turneut. Madrilenët ishin mundur 2-1 në takimin e parë në fushën kundërshtare, me Ronaldon që shënoi edhe në atë sfidë golin e vetëm për skuadrën e tij.
Që në minutat e para u duk qartësisht se portugezi kërkonte të tregonte se e meritonte po aq shumë “Topin e Artë” sa Lionel Mesi dhe ka shfaqur thuajse gjithçka nga repertori i tij, me veprime klasi të cilët sollën dy gola të njëpasnjëshëm, i pari me një predhë nga distanca që në minutën e 2-të, ndërsa i dyti në minutën e 24-t pas një pasimi të saktë nga Modriç.
Në pjesën e dytë, takimi u bë më nervoz dhe Selta Vigo u ngjall, duke rrezikuar dy herë radhazi portën e Kasijas, i kthyer si titullar. Për më tepër, Serxho Ramos komplikoi situatën duke u ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve. Por situatën e zgjidh përsëri Ronaldo që vulos kualifikimin me golin e tretë në minutën e 87-të, ndërsa Khedira, një minutë më vonë, mbyll ndeshjen me golin e katërt për madrilenët, të cilët në turin tjetër do të ndeshen me Valencian. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »