|
|
Sunday, 30 December 2012 19:20 Frenk Lampard u ka vërtetuar drejtuesve të Çelsit se kanë gabuar me vendimin e tyre për ta larguar në fund të këtij sezoni, pasi me dy golat e tij i ka dhënë fitoren 2-1 në transfertë skuadrës së tij në fushën e Evertonit.
Kapiteni i bluve ka arritur të përmbysë avantazhin e Pienar për vendasit, falë dy rrjetave të tij, një në fundin e pjesës së parë dhe një në pjesën e dytë, duke treguar se vazhdon të jetë mjaft vendimtar për këtë ekip, pavarësisht blerjeve të mëdha që ka bërë në sezonin e fundit. Kjo paraqitje e tij është përshëndetur edhe nga tifozët e Çelsit të pranishëm në stadium, të cilët kanë thirrur në kor emrin e tij dhe kanë shpalosur parulla ku nxitnin drejtuesit e klubit të mbanin mesfushorin që ka thyer shumë rekorde në historinë e klubit.
Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Liverpuli ka fituar lehtësisht 3-0 në transfertë përballë QPR, duke dënuar edhe më shumë në fundin tabelës së klasifikimit skuadrën e drejtuar nga Herri Redknap. Dy gola të Luis Suares dhe një tjetër i Daniel Ager kanë vulosur këtë sfidë, duke i dhënë pak frymëmarrje edhe trajnerit Brendan Roxhers i cili ishte vënë në diskutim dhe rrezikonte seriozisht vendin e punës. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 20 / Rezultatet
Everton-Çelsi 1-2
2’ Pienar / 42’, 72’ Lampard
QPR-Liverpul 0-3
10’, 16’ Suarez, 28’ Ager
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »