|
|
Thursday, 13 December 2012 10:21 Zhoze Murinjo ka shpërthyer në kritika ndaj skuadrës së tij pas përfundimit të takimit të Kupës së Mbretit ndaj Selta Vigo, duke akuzuar mungesën e profesionalizmit si arsyen kryesore të humbjes. Madrilenët u mundën 2-1 në sfidën e parë në transfertë e ndonëse gjithçka mbetet e hapur për takimin e kthimit, Murinjo është i pakënaqur me sjelljen që kishin lojtarët e tij në ndeshjen e këtij turneu.
Trajneri shfrytëzoi paraqitjen e Varane, i cili luajti si i dëmtuar deri në fund të ndeshjes, duke lavdëruar mbrojtësin për të kritikuar indirekt të tjerët.
“Varane luajti si një kampion. I dëmtuar dha më shumë se disa që nuk ishin të dëmtuar. Ai bëri punën e tij. Nuk mund të vraponte, nuk mund të luante në mbrojtje, por preferuam ta mbanim në lojë pasi ishte më mirë se sa me një lojtar më pak në fushë”.
“Mbajtja e Morata në tribunë ishte vendimi im dhe për këtë jam këtu, për të konfirmuar që herë veproj mirë, e herë keq. Këtë radhë veprova keq, pasi duhej të qëndronte në stol”.
“Do të flas me disa prej lojtarëve. Do të kishte qenë më mirë të luante Morata, edhe pse është pa eksperiencë. Ai ka më shumë ambicie se një lojtar që nuk kërkon shumë, që ndoshta nuk dëshironte ta luante këtë ndeshje. Ftohtë, shi, ndeshje Kupe…”, ishin fjalët e Murinjos duke shpjeguar arsyet që sipas tij kanë bërë që shumë prej titullarëve të zakonshëm të preferonin pushimin para aktivizimit në këtë sfidë. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »