Mançester Junajtid dhe Mançester Siti kanë vazhduar dominimin e tyre në kampionatin anglez duke u arratisur me fitoret e javës së 14-të, ndërsa ndjekësit më të afërt, Çelsi dhe Uest Bromuiç janë ndalur përsëri.
Mançester Junajtid i kanë mjaftuar 31 sekonda për të zgjidhur ndeshjen ndaj Uest Hem, aq sa i janë dashur Robin Van Persit për të gjetur rrugën e rrjetës në këtë sfidë. Fitorja minimale me këtë gol që në minutën e parë të sfidës, mban “djajtë e kuq” një pikë para rivalëve të Mançester Sitit që kanë fituar 2-0 në transfertën përballë Uigan.
Skuadrës së Mançinit i janë dashur dy gola në pjesën e dytë nga Baloteli dhe Milner për të dalë me tre pikë nga kjo ndeshje ku edhe vendasit kanë rrezikuar disa herë potin e Hart.
Dy skuadrat e Mançester duhet të jenë më të qeta, pasi Çelsi duket se ka dalë nga gara për titullin kampion. Skuadra e drejtuar tashmë nga Rafael Benitez ka harruar jo vetëm si fitohet, por edhe si shënohet, duke regjistruar barazimin e dytë radhazi në shtëpi. Për më tepër, kontestimet ndaj trajnerit spanjoll kanë vazhduar, me publikun që kërkon në kor kthimin e Di Mateos. Kjo situatë bëhet shqetësuese, pasi deri tani rezultatet i japin të drejtë tifozëve. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 14 / Rezultatet
Sauthempton-Noruiç 1-1
32’ Lambert / 45’ Snodgras
Stouk-Njukasëll 2-1
81’ Uollters, 85’ Zherom / 47’ Cise
Suonsi-Uest Bromuiç 3-1
9’ Miçu, 11’, 39’ Rutledxh / 45’ Lukaku
Totenhem-Liverpul 2-1
7’ Lenon, 16’ Beil / 72’ (ag) Beil
Çelsi-Fullhem 0-0
Everton-Arsenal 1-1
28’ Fellaini / 1’ Uollkot
Mançester Junajtid-Uest Hem 1-0
1’ Van Persi
Uigan-Mançester Siti 0-2
69’ Baloteli, 72’ Milner
Wednesday, 28 November 2012 23:04