Liverpul ka marrë një barazim “për moral” në fushën e Çelsit duke larguar më shumë nga kreu i klasifikimit skuadrën londineze, por sidomos duke marrë një rezultat që do të shihet si fitore duke parë mënyrën se si ka ardhur.
Vendasit dominuan përballë Liverpulit dhe kaluan të parët në avantazh me anë të Xhon Territ, në ndeshje e tij të parë që pas pezullimit prej 4 takimesh për çështjen e racizmit. Por gëzimi i mbrojtësit nuk do të zgjatë shumë, pasi një rrëshqitje pa dashje e Suarez i shkaktoi një dëmtim të rëndë futbollistit të londinezëve që u largua me barelë nga fusha e lojës.
Ndërsa Çelsi vazhdonte dominimin, Liverpuli e kishte të vështirë qoftë edhe të dilte përpara. Për të zgjidhur telashet e Roxhers mendon i zakonshmi Suarez, i cili shënon me kokë në minutën e 73-të, duke marrë një barazim shumë të vlefshëm për skuadrën e tij.
Tani Çelsi është në vendin e tretë, pasi është kaluar në renditje edhe nga Mançester Siti, fitimtar 2-1 në sfidën e vështirë përballë Totenhem. Ndonëse miqtë kaluan të parët në avantazh, kampionët e Anglisë kryen përmbysjen e radhës, duke shënuar në pjesën e dytë me Aguero dhe Xheko, ku ky i fundit shënoi siç i është bërë zakon, kur mbeteshin vetëm pak minuta nga vërshëllima përfundimtare. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 11 / Rezultatet
Mançester Siti-Totenhem 2-1
65’ Aguero, 88’ Xheko / 21’ Kaulker
Njukasëll-Uest Hem 0-1
38’ Nolan
Çelsi-Liverpul 1-1
20’ Terri / 73’ Suarez
Sunday, 11 November 2012 19:08