|
|
Saturday, 10 November 2012 20:52 Havier Hernandez, sulmuesi meksikan i Mançester Junajtid, ka lënë në hije dyshen Runi-Van Persi, duke u kthyer në heroin e skuadrës së drejtuar nga Aleks Ferguson. Meksikani është kthyer në rezervën e luksit për skuadrën e tij që me afrimin e holandezit, por ka treguar se vazhdon të jetë vendimtar duke shënuar sa herë që aktivizohet.
Ndaj Aston Vilës, sulmuesi është aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, kur skuadra e tij ishte në disavantazh të një goli dhe më pas vendasit shënuan edhe golin e dytë. Por meksikanit iu deshën pak minuta që fillimisht të shënonte golin e parë për skuadrën e tij, e më pas të detyronte mbrojtësin Vlar që të devijonte topin në portën e vet për të barazuar rezultatin në 2-2. Kur kishin mbetur vetëm 3 minuta deri në përfundimin e kohës së rregullt, Hernandez gjen edhe golin e fitores me një goditje me kokë që përfundon në rrjetë dhe që i jep tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së tij e cila mban e vetme kreun e klasifikimit në kampionatin anglez.
Në ndeshjet e tjera bie në sy një tjetër hap i gabuar i Arsenalit, që barazoi në shtëpi përballë Fullhem me rezultatin 3-3. Ndonëse Zhirud u shfaq për herë të parë në formën e tij më të mirë dhe ishte autor i dy golave, mbrojtja e “topçinjve” nuk mundi të ndalte Berbatov, i cili ishte autor po i dy golave për skuadrën mike në këtë derbi. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 11 / Rezultatet
Arsenal-Fullhem 3-3
11’, 69’ Zhirud, 23’ Podolski / 29’, 67’ (p) Berbatov, 40’ Kaçanikliç
Everton-Sandërlend 2-1
77’ Fellaini, 79’ Jelaviç / 45’ Xhohnson
Riding-Noruiç 0-0
Sauthempton-Suonsi 1-1
65’ Shnaiderlin / 73’ Daier
Stouk-QPR 1-0
52’ Adam
Uigan-Uest Bromuiç 1-2
44’ Kone / 31’ Morrison, 43’ (ag) Kalduell
Aston Vila-Mançester Junajtid 2-3
45’, 50’ Ueiman / 58’, 87’ Hernandez, 63’ (ag) Vlar
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »