Çelsi ka lëshuar e vendin e parë në renditje, duke mos arritur tashmë të mbajë hapin e Mançester Junajtid që ka rimarrë kreun e renditjes. Ekipi i Di Mateos ka barazuar në transfertë përballë Suonsi, duke mbetur tani 1 pikë pas “djajve të kuq” në renditje.
Londinezët, që dy javë më parë kryesonin kampionatin të shkëputur ndjeshëm, kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 61-të të takimit me anë të Viktor Moses. Por ata nuk kanë arritur të mbrojnë këtë rezultat dhe dy minuta para fundit janë arritur nga vendasit falë golit të Pablo Hernandez që ka gjetur rrjetën e rezultatit përfundimtar 1-1 me një gjuajtje në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Një hap i gabuar ka qenë edhe ai i Totenhemit që nuk ka përfituar për të mbajtur ecurinë e kreut, duke u mundur në shtëpi përballë Uigan me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i ndeshjes ka ardhur nga Uotson në minutën e 56-të, i mjaftueshëm për të lënë Totenhem në vendin e 5-të në renditje dhe për t’i krijuar probleme trajneri Vijas Boas, i cili ka filluar të ndjejë trysninë e këtyre luhatjeve të mëdha të paraqitjeve të ekipit. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 11 / Rezultatet
Mançester Junajtid-Arsenal 2-1
3’ Van Persi, 67’ Evra / 90’+5’ Kazorla
Fullhem-Everton 2-2
7’ (ag) Hauard, 90’ Siduell / 55’, 72’ Fellaini
Noruiç-Stouk 1-0
44’ Xhonson
Sandërlend-Aston Vila 0-1
57’ Agbonlahor
Suonsi-Çelsi 1-1
88’ Hernandez / 61’ Moses
Totenhem-Uigan 0-1
56’ Uotson
Uest Hem-Mançester Siti 0-0
Saturday, 03 November 2012 18:10