|
|
Saturday, 03 November 2012 16:11 Robin Van Persi ka vërtetuar se Arsenali ka humbur shumë që nga momenti kur i ka thënë lamtumirën sulmuesin holandez gjatë merkatos së verës. Lojtari që zgjodhi t’i bashkohej Mançester Junajtid pas 8 viteve si pjesë e “topçinjve”, ka qenë protagonisti i fitores 2-1 ndaj ish-skuadrës së tij.
Sulmuesi shënoi që në minutën e 3-të të takimit, duke i vështirësuar gjithçka ekipit të Venger, që nuk kishte fuqi të reagonte ndaj kësaj goditje të papritur. Dominimi i Junajtid vazhdoi gjatë gjithë pjesës së parë, ndërsa në fundin e saj, Runi shpërdoroi mundësinë për të çuar rezultatin në 2-0 pasi gaboi një 11-metërsh.
Reagimi i miqve erdhi në fillimin e pjesës së dytë, por në momentin më të mirë të miqve, Evra dyfishoi rezultatin me një gjuajtje me kokë në minutën e 66-të. Pak minuta më vonë, Xhek Uilshair i Arsenalit u ndëshkua me karton të kuq dhe aty ndeshja thuajse përfundoi.
Kishte kohë vetëm për një gol të Kazorla për Arsenalin në minutat shtesë të takimit, por menjëherë pas saj erdhi vërshëllima përfundimtare që dënoi Arsenalin me një tjetër humbje në “Old Traford”, siç është bërë traditë në vitet e fundit. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »