|
|
Thursday, 01 November 2012 09:40 Karim Benzema dhe Rikardo Kaka ishin dy protagonistët e suksesit 4-1 në Kupën e Mbretit të Real Madrid ndaj Alkoiano. Sulmuesi francez shënoi dy gola, ndërsa mesfushori brazilian shënoi një gol dhe dha një asist në këtë sfidë ku në fushë ishte i ashtuquajturi Real Madrid B.
Përballë skuadrës së qytetit që ka më pak banorë se kapaciteti i stadiumit “Santiago Bernabeu”, Murinjo aktivizoi lojtarët që zakonisht kanë qenë zëvendësues në këtë fillim sezoni, duke i dhënë hapësirë edhe disa prej futbollistëve të akademisë. Një prej tyre, 17 vjeçari Hose Rodrigues, ishte autori i golit të tretë të ndeshjes në këtë takim, duke dhënë sinjale mjaft pozitive dhe duke kënaqur si rrallëherë Murinjon.
“Kërkoja një ekuilibër mes mënyrës së lojës të lojtarëve të ekipit të parë dhe akademisë në mënyrë që ata të përshtaten sa më shpejt. Këtu nuk kishim ardhur për t’u tallur. Na pëlqen Kupa dhe nuk duam që të kthehemi te historitë negative që ka përjetuar në këtë turne vite më parë Real Madrid. Erdhëm dhe bëmë punën tonë”, tha Murinjo pas përfundimit të takimit.
Në ndeshjet e tjera, Atletiko Madrid, Malaga dhe Real Saragoza fituan të gjitha, ndërsa Rajo Vajekano dhe Selta Vigo u mundën nga ekipe të kategorive më të ulëta, por do të kenë mundësinë të përmbysin gjithçka në ndeshjet e kthimit në fushën e tyre. Është për t’u theksuar se me fitoren 3-0 ndaj Zhaen, Atletiko Madrid çoi në 23 numrin e ndeshjeve pa humbje radhazi në të gjitha turnetë ku ka marrë pjesë. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »