Andrea Pirlo ka qenë pjese një episodi mjaft simpatik gjatë konferencës së tij për shtyp, ndërsa një tifoz i ka bërë një kërkesë mjaft të veçantë. “Andrea, bëj të ulet Merkelin! Bëj të rrijë e heshtur!”, ishte fraza që ka shkaktuar humor në sallën e konferencave, duke kujtuar festimet e kancelares gjermane në fitoret e kombëtares së vendit të saj.
Por Pirlo ka ruajtur qetësinë, ndonëse nuk ka ngurruar që të lëshoja batuta në drejtim të gjermanëve. “Gjermania na ka frikë, duke parë atë që ka ndodhur më parë po dridhen. Ata duhet të jenë të kujdesshëm mos përsëritin vitin 2006. Duhet të bëjmë ne lojën, siç vepruam ndaj anglezëve, por gjermanët janë një skuadër krejtësisht e ndryshme që mund të na krijojë probleme”.
“Te Gjermania ka shumë kampionë, Ozil më pëlqen shumë, është qendra e lojës së Gjermanisë, si te Real Madrid. Duhet të jemi të vëmendshëm ndaj mënyrës se si lëviz në fushë. Nuk e di nëse do më mbulojnë një për një në këtë ndeshje, por Ozil është kundërshtari që do të kem më shpesh përpara pasi luan në zonën ku luaj edhe unë”.
Në fund, regjisori i lojës së Italisë nuk ka ngurruar të lëshojë mesazhe të qarta për tifozerinë. “Jemi një skuadër për finale. Kemi ardhur këtu për të fituar Evropianin”, ishte mesazhi i tij. (LajmeShqip.com)
Grupi C
Spanjë-Itali 1-1
63’ Fabregas / 61’ Di Natale
Itali-Kroaci 1-1
39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç
Itali-Irlandë 2-0
35’ Kasano, 90’ Baloteli
Çerekfinalet
Angli-Itali 0-0 (2-4 p.)
Gjysmëfinalet
28.06.2012
Gjermani-Itali 20:45
Wednesday, 27 June 2012 09:20