Miroslav Klose e ka filluar Euro 2012 si një zëvendësues. Në tre ndeshjet e grupit, Mario Gomez u preferua si titullar, ndërsa ai e filloi takimin nga minuta e parë vetëm në ndeshjen me Greqinë në çerekfinale, duke shënuar një gol. Në një intervistë për “Kicker”, Klose ka treguar se nuk është aq i lumtur me këtë situatë.
Futbollisti ka pranuar se ky gol nuk ishte sfidë ndaj Gomez, por thjesht një mënyrë për të treguar se ai është një lojtar i vlefshëm për ekipin dhe se Lëv kishte patur të drejtë që e kishte aktivizuar nga minuta e parë.
“Nuk ndjehem mirë si lojtar stoli. Nuk jam një njeri i gatuar për ekipin e rezervave”, ishin fjalët e sulmuesit 34 vjeçar për gazetën gjermane. Por të paktën ai është i ndërgjegjshëm se edhe trajneri ka një zgjedhje shumë të vështirë. “Kohët e fundit, trajneri ka mundësinë të zgjedhë mes dy sulmuesve të klasit të lartë. Kjo është një dhuratë për atë vetë, por edhe për kombëtaren tonë”, deklaroi lojtari.
Megjithatë, Klose ka bërë të qartë se do të pranojë çdo vendim të Lëv, ndërsa i ka vënë një objektiv tjetër vetes.
“Unë dhe trajneri kemi folur shpesh me njëri-tjetrin rreth kësaj gjëje shumë hapur. Por unë nuk e vë kurrë egon time personale para skuadrës. Nuk e kam bërë asnjëherë më parë dhe nuk do ta bëj as tani. Objektivi im? Botërori 2014 duket i arritshëm”, ka pranuar sulmuesi 34 vjeçar. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Holandë-Gjermani 1-2
73’ Van Persi / 23’, 38’ Mario Gomez
Danimarkë-Gjermani 1-2
24’ Krohn Dehli / 19’ Podolski, 80’ Bender
Çerekfinalet
Gjermani-Greqi 4-2
39’ Lahm, 61’ Kedira, 68’ Klose, 74’ Reus / 55’ Samaras, 89’ (p) Salpingidis
Gjysmëfinalet
28.06.2012
Gjermani-Itali 20:45
Monday, 25 June 2012 14:10