Mediat gjermane kanë raportuar se trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, është irrituar shumë dhe pretendon se ka spiun brenda skuadrës së tij, pasi për të disatën herë, formacioni i ekipit që drejton u publikua disa orë para ndeshjes.
“Nuk di ta them me siguri se nga ka dalë ky informacion. Lojtarët flasin me menaxherët e tyre, ndoshta kjo është mënyra. Ata telefonojnë në shtëpi dhe flasin me miqtë, se janë të lumtur apo të zhgënjyer. Jam i sigurt se nuk del nga lojtarët. Ka rrugë të tjera për rrjedhjen e informacionit por për momentin nuk mund t’i identifikojmë. Për ne nuk është gjë e mirë kur letrat janë në tavolinë kaq shpejt”, tha Lëv para gazetarëve.
Trajneri gjerman aktivizoi kundër Greqisë si titullarë Klose, Reus dhe Shurle, ndërsa pikërisht ky i fundit ka treguar irritimin e trajnerit pas kësaj ngjarje.
“Të vjen keq që ndodh kështu. Trajneri na ka folur për rrjedhjen e informacionit dhe sigurisht që nuk është i lumtur. Jam i sigurt se është dikush jashtë skuadre. Nuk e imagjinoj që një person i tillë të jetë në ekip”.
Gjithsesi, gjermanët po mundohen të ruajnë qetësinë dhe kanë bërë të qartë se kjo çështje nuk ka prishur harmoninë e grupit, siç konfirmoi edhe Marko Reus. “Unë nuk e di kush është spiuni, por fatmirësisht, kjo gjë nuk po ndikon në atë që po bëjmë”. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Holandë-Gjermani 1-2
73’ Van Persi / 23’, 38’ Mario Gomez
Danimarkë-Gjermani 1-2
24’ Krohn Dehli / 19’ Podolski, 80’ Bender
Çerekfinalet
Gjermani-Greqi 4-2
39’ Lahm, 61’ Kedira, 68’ Klose, 74’ Reus / 55’ Samaras, 89’ (p) Salpingidis
Gjysmëfinale
28.06.2012
Gjermani-Angli/Itali 20:45
Sunday, 24 June 2012 08:40