Fitorja 4-2 ndaj Greqisë ka bërë që Gjermania të shënojë disa arritje të jashtëzakonshme në historinë e kësaj përfaqësueseje dhe të futbollit botëror në përgjithësi.
Arritja për herën e katërt radhazi në gjysmëfinalet e një turneu madhor (Botërori 2006, Euro 2008, Botërori 2012, Euro 2012), ka ardhur nëpërmjet fitores së 15-të radhazi në turne zyrtarë.
Gjermanët kanë regjistruar vetëm fitore, duke filluar me ndeshjen për vendin e tretë në Botërorin 2010, ku mundën 3-2 Uruguain. Pas saj erdhën 10 fitoret në kualifikueset e Euro 2012, 3 sukseset në Grupin B të këtij aktiviteti dhe tani fitorja e 15-të në çerekfinale kundër Greqisë.
Gjatë vendosjes së këtij rekordi botëror, përfaqësuesja gjermane ka treguar dominimin e saj edhe në shifra të tjera, duke shënuar 46 gola e pësuar vetëm 13.
“Ko është një arritje e një klasi të lartë nga ky ekip. Mendoj se të gjithë mund të jemi krenarë për atë që ka arritur”, ishin fjalët e Joakim Lëv pas suksesit të radhës së përfaqësueses që ai ka drejtuar në tre turnetë e fundit. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
R. Çeke-Portugali 0-1
79’ Kristiano Ronaldo
Gjermani-Greqi 4-2
39’ Lahm, 61’ Kedira, 68’ Klose, 74’ Reus / 55’ Samaras, 89’ (p) Salpingidis
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Donetsk
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev
Saturday, 23 June 2012 08:40