Gjermania është favorite e padiskutueshme në çerekfinalen që luan sot kundër Greqisë, pasi skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv shihet dukshëm si superiore ndaj grekëve.
Kompania “William Hill” kuoton suksesin e gjermanëve me koeficientin e ulët 1.36, përballë atij 10 të Greqisë, që deri tani ka treguar veten si surpriza e këtij Evropiani por që nuk pritet të vazhdojë më tej si 8 vite më parë kur u shpallën kampionë.
Pritet që në këtë ndeshej të ketë 3 apo më shumë gola, ndërsa eventualiteti që takimi të shkojë në penallti është aq i vogël saqë i është vendosur koeficienti 11.
Në rezultatet e sakta, triumfon dukshëm Gjermania, ku fitoret 1-0 dhe 2-0 kanë koeficientin 6, të ndjekura nga ato 2-1 (9), 3-0 (8), 3-1 (13) dhe 4-0 (15). Një barazim 1-1 kuotohet 9.5, ndërsa fitorja 1-0 e Greqisë kuotohet me koeficientin e lartë 19.
Festivali i golave të Gjermanisë pritet që të ketë si zakonisht për protagonist sulmuesin Mario Gomez. Një gol i këtij të fundit kuotohet 1.73, ndërsa dy të tillë në këtë sfidë kanë koeficientin 4. Theofanis Gekas duket se është lojtari më i mundshëm për të gjetur rrugën e rrjetës mes futbollistëve grekë, pasi për një gol të tij është vënë koeficienti 5. (LajmeShqip.com)
Friday, 22 June 2012 10:50