Kancelarja gjermane Angela Merkel do të jetë pranishme në stadiumin e Gdansk për ndeshjen mes Gjermanisë dhe Greqisë që luhet të premten, një përballje që ka marrë përmasa përtej atyre sportive për shkak të implikimeve të këtyre dy shteteve në ekonominë e Bashkimit Evropian.
Merkel do të udhëtojë nga një samit i rëndësishëm ndërkombëtar në Rome, ku do të takohet me liderët e Italisë, Spanjës dhe Francës për të diskutuar masat afatgjata për rimëkëmbjen e Eurozonës dhe daljen nga kriza financiare. Takimi u afrua të premten me kërkesë të vetë Merkel, e cila pas tij do të udhëtojë drejt Gdansk për të përjetuar e qetë finalen e Euro 2012.
Ndonëse trajneri Lëv është munduar ta cilësojë këtë si një ndeshje normale futbolli, prania e Merkel e tensionon disi situatën, pasi dihet qëndrimi i kancelares gjermane dhe kërkesat e saj ndaj shtetit grek për masa të rrepta ekonomike.
Vetë Federata Gjermane e Futbollit shpreson që kancelarja t’u sjellë fat ashtu siç ka bërë edhe më parë kur ka qenë në stadium. “Dy ndeshjet e fundit që kancelaria ndoqi në stadium rezultuan në fitore të mëdha për Gjermaninë: 3-0 ndaj Turqisë në Berlin dhe 4-0 ndaj Argjentinës në Keip Taun”, ishte qëndrimi zyrtar i Federatës Gjermane.
Në këtë takim mund të jetë i pranishëm edhe kryeministri grek Samaras, por sipas të dy palëve, edhe nëse do të ketë takim, do të bëhet vetëm në pushimin ndeshjes dhe do të flitet vetëm për futboll. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
21.06.2012
R. Çeke-Portugali 20:45
Varshavë
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
Gdansk
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
Donetsk
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Kiev
Wednesday, 20 June 2012 16:01