Franca është padyshim favorite nga kompanitë e basteve për të fituar sfidën me Suedinë që mund t’i japë kreun e Grupit D dhe ta ndihmojë të evitojë një përplasje të rrezikshme me Spanjën në çerekfinalet e turneut.
Një fitore e ekipit të Loran Blank, nga “William Hill” kuotohet 1.57, përballë kuotës 6.5 të suksesit skandinav dhe 3.6 të barazimit mes dy ekipeve.
Në rezultate fikse, kuptohet që më të kuotuara janë fitoret e francezëve duke filluar nga 1-0 (7), 2-0 (7.5) dhe 2-1 (8.5). Meqë edhe barazimi kalon Francën, ai 1-1 ka kuotën 8, ndërsa fitorja 1-0 e Suedisë kuotohet 15.
Karim Benzema, në kërkim të golit të parë në Euro 2012, kuotohet 1.91 për të gjetur rrjetën në këtë ndeshje dhe 5 për të shënuar dy gola. Ndërsa Zlatan Ibrahimoviç është rreziku më i madh për portën franceze pasi një gol i tij kuotohet 3.75. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 19 June 2012 10:45