Gjermania ka konfirmuar statusin e saj si pretendente kryesore për të fituar Euro 2012 duke mbyllur Grupin B me tre fitore në po aq ndeshje pas suksesit 2-1 ndaj Danimarkës. Lëv ka preferuar që të aktivizojë titullarët në këtë sfidë, duke mos toleruar ndaj skandinavëve dhe duke eliminuar këta të fundit.
Lukas Podolski, në ndeshjen e tij të 100 me fanellën e përfaqësueses gjermane, kaloi në avantazh këtë ekip në minutën e 19-të të takimit, por vetëm pas pak minutash ishte Krohn Dehli që barazoi shifrat me një gjuajtje me kokë që nuk i dha mundësi reagimi portierit Nojer.
Me kalimin e minutave, Danimarka provoi të rrezikonte gjermanët dhe të kërkonte një fitore që do ta çonte në çerekfinale dhe do të eliminonte pikërisht skuadrën e Lëv.
Por kjo e fundit gjeti golin e fitores kur kishin mbetur 10 minuta nga fundi me anë të Bender, i cili shfrytëzoi një pasim perfekt të Ozil.
Tani Gjermania ka një ndeshje të lehtë në letër përballë Greqisë në çerekfinale, sidomos duke patur parasysh mungesat e ekipit grek për dëmtime apo pezullime. Ndërsa Joakim Lëv ka në dispozicion të gjithë lojtarët pasi edhe Boateng kthehet nga pezullimi që e la jashtë ndeshjes kundër Danimarkës. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Holandë-Danimarkë 0-1
24’ Krohn Dehli
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Danimarkë-Portugali 2-3
41’, 80’ Bendtner / 24’ Pepe, 36’ Postiga, 87’ Varela
Holandë-Gjermani 1-2
73’ Van Persi / 23’, 38’ Mario Gomez
Portugali-Holandë 2-1
28’, 74’ K. Ronaldo / 11’ Van Der Vart
Danimarkë-Gjermani 1-2
24’ Krohn Dehli / 19’ Podolski, 80’ Bender
Renditja
Gjermani 9 5-2
Portugali 6 5-4
Danimarkë 3 4-5
Holandë 0 2-5
Çerekfinalet
21.06.2012
R. Çeke-Portugali 20:45
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
23.06.2012
1C-2D 20:45
24.06.2012
1D-2C 20:45
Sunday, 17 June 2012 22:28