Një pakujdesi mund t’i kishte kushtuar shumë shtrenjtë Anglisë pasi është mësuar se të gjitha skemat e tyre të lojës kanë qenë në dorën e stafit teknik të përfaqësueses suedeze para fillimit të ndeshjes mes këtyre dy skuadrave.
Një gazetar suedez ka treguar se si me dylbi në dorë, bashkë me një kolegun e tij, ka ndjekur i pashqetësuar nga dritarja e dhomës së hotelit, mbledhjen teknike të kombëtares angleze ku Hodgson po u shpjegonte lojtarëve rreshtimin kundër Suedisë. Me të gjitha të dhënat që trajneri anglez ka ndërtuar për këtë ndeshje, ky gazetar ka kontaktuar drejtuesit e Suedisë të cilët e kanë falënderuar për informacionin e vlefshëm që u vinte pak orë para fillimit të takimit.
Gazetari i “Svenska Dagbladet”, Ola Billger, ka treguar se si ka arritur të ndjekë mbledhjen për rreth 40 minuta. “Bashkë me shokun tim nuk ishim në gjendje të dëgjonim asgjë por ishte e qartë se anglezët po flitnin si duhej sulmuar mes mbrojtjes suedeze dhe si Suedia duhej përballuar në goditjet nga këndi. Ishte e qartë edhe mes tabelave dhe videove që po shfaqeshin në monitorë se cili do të ishte formacioni titullar, me Keroll në vend të Oksleid-Çambërlein. Në këtë mënyrë, ne ndërtuam një histori fantastike për gazetën tonë, si dhe i dhamë Suedisë informacione të vlefshme, sidomos për formacionin titullar të Anglisë”, tregoi ai.
Anglezët mund ta quajnë veten me fat që Hodgson nuk kishte shkruar askund emrin e Teo Uollkot, i cili hyri në fushë si zëvendësues dhe vendosi fatet e ndeshjes duke shënuar golin e barazimit dhe pastaj duke dhënë pasimin për golin e fitores të shënuar nga Uellbek. (LajmeShqip.com)
Grupi D
Francë-Angli 1-1
39’ Nasri / 30’ Leskot
Ukrainë-Suedi 2-1
55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç
Ukrainë-Francë 0-2
52’ Menez, 55’ Kabaje
Suedi-Angli 2-3
49’ Xhonson (ag.), 59’ Mellberg / 23’ Keroll, 64’ Uollkot, 78’ Uellbek
Renditja
Francë 4 3-1
Angli 4 4-3
Ukrainë 3 2-3
Suedi 0 3-5
19.06.2012
Suedi-Francë 20:45
Kiev (Ukrainë)
Angli-Ukrainë 20:45
Donetsk (Ukrainë)
Sunday, 17 June 2012 11:40