Treshja Keroll-Uollkot-Uellbek i dha suksesin Anglisë ndaj Suedisë duke i hapur rrugën drejt çerekfinaleve të turneut kësaj skuadre, por trajneri Roi Hodgson ka zbuluar se të paktën një prej këtyre lojtarëve nuk do të jetë në formacion në ndeshjen e fundit për t’i bërë vendin Uejn Runit.
Sulmuesi ka mbyllur dënimin që e la jashtë dy ndeshjeve të para në grup dhe tani mund të zbresë në fushën e lojës përkrah shokëve të tij të skuadrës të cilët deri tani i ka ndjekur nga tribuna si një tifoz i thjeshtë.
“I pres me kënaqësi këto lloj problemesh të përzgjedhjes së lojtarëve. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si u paraqitën lojtarët e repartit të avancuar. Por Uejn Runi është një lojtar i veçantë dhe sinqerisht, do të jetë e vështirë ta lë jashtë formacionit me Ukrainën. Mendoj se edhe ju e pritni që ai të kthehet në formacion pasi të mbarojë pezullimin”, ishin fjalët e Hodgson para gazetarëve në përfundimin e ndeshjes me Suedinë.
Trajneri duket se do t’i besojë Uollkot që nga minua e parë në këtë ndeshje, ndërsa Keroll dhe Uellbek do të jenë ata që do të luftojnë për të ruajtur vendin mes titullarëve, për të formuar dyshen e avancuar me Runin.
“Kontributi i Teos ishte i jashtëzakonshëm. Të hysh si zëvendësues, të shënosh dhe pastaj të ndërtosh golin e fitores do të thotë që ai është shumë i lumtur në këto momente. Ishte një lëvizje e mirë”, pranoi trajneri i përfaqësueses angleze. (LajmeShqip.com)
Grupi D
Francë-Angli 1-1
39’ Nasri / 30’ Leskot
Ukrainë-Suedi 2-1
55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç
Ukrainë-Francë 0-2
52’ Menez, 55’ Kabaje
Suedi-Angli 2-3
49’ Xhonson (ag.), 59’ Mellberg / 23’ Keroll, 64’ Uollkot, 78’ Uellbek
Renditja
Francë 4 3-1
Angli 4 4-3
Ukrainë 3 2-3
Suedi 0 3-5
19.06.2012
Suedi-Francë 20:45
Kiev (Ukrainë)
Angli-Ukrainë 20:45
Donetsk (Ukrainë)
Saturday, 16 June 2012 13:20