Joakim Lëv duket se e ka kuptuar që çdo ëndërr për të fituar Euro 2012 kalon përmes Spanjës, e cila vazhdon të mbetet favorite kryesore për të fituar turneun e tretë madhor radhazi, si askush më parë në histori.
Për këtë arsye, trajneri i Gjermanisë ka qenë mbrëmë në shkallët e stadiumit “PGE Arena” të Gdanskut për të parë nga afër iberikët se si shkatërruan pa asnjë problem Irlandën.
Tekniku i gjermanëve ka parë se si ato mund të luajnë pa problem edhe duke patur tifozerinë kundër, pasi më shumë se 20 mijë tifozë të pranishëm në shkallët e stadiumit mbanin veshur fanellën e gjelbër të Irlandës dhe duartrokitnin sa herë që skuadra e tyre kishte topin.
Sipas mediave gjermane, Lëv ka mbetur i zhgënjyer nga ajo që ka parë pasi Spanja e zgjidhi shumë shpejt takimin dhe nuk shfaqi asnjë vështirësi, ashtu siç shpresonte ai. Për më tepër, ai mori konfirmimin se spanjollët janë shumë më të frikshëm nëse luajnë me një sulmues tipik para dhe jo me Fabregas, siç luajtën kundër Italisë, ndërsa përmirësohen me kalimin e ndeshjeve. (LajmeShqip.com)
Grupi C
Spanjë-Itali 1-1
63’ Fabregas / 61’ Di Natale
Irlandë-Kroaci 1-3
19’ Sent Lexher / 3’, 49’ Manxhukiç, 43’ Jelaviç
Itali-Kroaci 1-1
39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç
Spanjë-Irlandë 4-0
4’, 70’ Torres, 49’ Silva, 83’ Fabregas
Renditja
Spanjë 4 5-1
Kroaci 4 4-2
Itali 2 2-2
Irlandë 0 1-7
18.06.2012
Kroaci-Spanjë 20:45
Gdansk (Poloni)
Itali-Irlandë 20:45
Poznan (Poloni)
Friday, 15 June 2012 13:20