Anglia do të kërkojë sot të thyejë “tabunë” e mungesës së fitoreve ndaj Suedisë në ndeshjet zyrtare gjatë një turneu final, pasi prej 7 takimesh nuk arrijnë të mposhtin ekipin skandinav. Edhe kompanitë e basteve mendojnë se “tre luanët” janë më të favorizuar për një sukses duke u vënë atyre koeficientin 2.1 për një fitore, përballë atij 3.75 të Suedisë.
Në një përballje që ka qenë historikisht e vështirë, por edhe e luajtur në mbrojtje nga dy skuadrat, rezultati më i mundshëm i saktë mbetet barazimi 1-1, i kuotuar 6.5 nga ekspertët e “William Hill”, ndërsa një barazim pa gola ka kuotën 8.5.
Fitorja minimale 1-0 e Anglisë vlerësohet me koeficientin 7, ndërsa ajo 2-1 me koeficientin 9, njëlloj si një fitore e mundshme 1-0 e skuadrës skandinave. Për sa i përket rezultateve të tjera ekzakte të kësaj sfide, asnjë nuk ka koeficient më të ulët se 11.
Deni Uellbek (2.75) dhe Endi Keroll (2.87), që do të përbëjnë dyshen e sulmit të Anglia për sfidën e sotme, janë lojtarët më të mundshëm për të shënuar në këtë ndeshje, ndërsa nga ana e skuadrës suedeze, më i favorizuari për të gjetur rrjetën është i zakonshmi Zlatan Ibrahimoviç, ndonëse për të është vënë koeficienti i lartë 3.75. (LajmeShqip.com)
Friday, 15 June 2012 10:10