Mesfushori i Suedisë, Anders Svenson është i sigurt: bilanci i keq i Anglisë në ndeshjet me Suedinë vjen për shkak të arrogancës së britanikëve, të cilët do ta pësojnë edhe këtë radhë para skuadrës skandinave.
Çuditërisht, suedezët nuk janë mundur asnjëherë nga Anglia në një ndeshje të fazës finale të një turneu madhor, në një seri prej 7 takimesh radhazi në Botërorë apo Evropianë. Nesër dy skuadrat vihen përballë njëra-tjetrës me të vetmin opsion fitoren për të mbajtur gjallë shanset për të ecur përpara në këtë turne.
“Opinioni im është se mendoni se jeni më të mirë se sa jeni realisht, ndërsa ne jemi më të mirë se sa mendoni ju. Sigurisht që Anglia ka emra të mëdhenj lojtarësh në përbërje. Por ndoshta kjo është arsyeja pse anglezët nuk kanë një opinion të mirë për Suedinë, nuk e kanë patur kurrë”.
“Por unë mendoj se kemi një ekip të mirë dhe prej shumë kohësh kemi qenë në të njëjtin nivel me Anglinë. Por Anglia nuk na respekton ne ashtu si respekton Brazilin apo Francën. Tani Anglia është kthyer thjesht në një skuadër të vështirë për t’u mundur, ashtu si kemi qenë ne më parë. Tani na duhet t’i mundim dhë të kalojmë turin, nuk ka alternativë tjetër për ne”, tha mesfushori suedez.
Ai më pas hodhi poshtë të gjitha zërat se kishte patur grindje brenda skuadrës pasi kapiteni Zlatan Ibrahimoviç ishte mërzitur se lojtarët kishin folur me gratë dhe të dashurat e tyre para se të fillonin nxemjen në ndeshjen e të hënës ku u mundën nga Ukraina.
“Kjo është një idiotësi. Ne pamë gratë tona dhe shkuam u folëm, ashtu si edhe shumë lojtarë të tjerë. Pritëm edhe 5 apo 10 minuta para se të dilnin të gjithë futbollistët dhe vetëm kur dolën të gjithë, atëherë filluam nxemjen. Nuk kishte asnjë zënkë, asnjë problem”, deklaroi Svenson. (LajmeShqip.com)
Grupi D
Francë-Angli 1-1
39’ Nasri / 30’ Leskot
Ukrainë-Suedi 2-1
55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç
Renditja
Ukrainë 3 2-1
Francë 1 1-1
Angli 1 1-1
Suedi 0 1-2
15.06.2012
Ukrainë-Francë 18:00
Gjyqtar: Bjorn Kuipers (Holandë)
Donetsk (Ukrainë)
Suedi-Angli 20:45
Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)
Kiev (Ukrainë)
19:06.2012
Suedi-Francë 20:45
Kiev (Ukrainë)
Angli-Ukrainë 20:45
Donetsk (Ukrainë)
Thursday, 14 June 2012 13:20