Mbrojtësi i Mançester Junajtid, Patris Evra, beson se Anglia ndoqi shembullin e Çelsit për të siguruar një pikë të vlefshme në Euro 2012 përballë Francës. “Gjelat” dominuan mbajtjen e topit dhe statistikat treguan se kishin bërë dyfishin e pasimeve në krahasim me kundërshtarët e tyre.
“Jemi të mërzitur sepse unë mendoj se kemi luajtur shumë më mirë se Anglia”, deklaroi Evra. “Me raste na dukej sikur kishim15 vetë përballë nesh. Ishte shumë e vështirë që të gjenim hapësira për të depërtuar”.
“Njerëzit qeshin, por Anglia luajti ashtu si Çelsi përballë Barcelonës. Ndoshta tifozët duan që Anglia të luajë më shumë futboll, por nëse arrijnë ta fitojnë turneun kështu, ndoshta do të jenë përsëri të lumtur”, tha me ironi lojtari i Mançester Junajtid.
Ndërkohë, një ish-futbollist që njeh mirë mentalitetin anglez, Marsel Dezaji, me një t kaluar si lojtar te Çelsi, ka qenë shumë i zhgënjyer me atë që ka parë në fushë nga “tre luanët”.
“Nuk e prisja një skuadër angleze kaq të dobët fizikisht. Ata nuk arritën të ndikonin në ndeshje dhe ishin të paaftë të bënin presion ndaj kundërshtarëve. Sipas mendimit tim, ata nuk do ta fitojnë Euro 2012, kjo është e sigurt edhe pse arritën të kufizonin dëmet me ndeshjen e tyre kundër Francës”, tregoi Dezaji për “Le Parisien”. (LajmeShqip.com)
Grupi D
11.06.2012
Francë-Angli 1-1
39’ Nasri / 30’ Leskot
Ukrainë-Suedi 2-1
55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç
Renditja
Ukrainë 3 2-1
Francë 1 1-1
Angli 1 1-1
Suedi 0 1-2
15.06.2012
Ukrainë-Francë 18:00
Donetsk (Ukrainë)
Suedi-Angli 20:45
Kiev (Ukrainë)
19:06.2012
Suedi-Francë 20:45
Kiev (Ukrainë)
Angli-Ukrainë 20:45
Donetsk (Ukrainë)
Tuesday, 12 June 2012 11:59