Samir Nasri u tall me pankinën e Anglisë pas golit të shënuar kundër kësaj skuadre në ndeshjen e përfunduar 1-1. Futbollisti shënoi golin e barazimit në minutën e 39-të, e më pas thërriti “qepeni gojën”, para se të vinte gishtin para gojës.
Siç u mësua më vonë, thirrjet e tij kanë qenë në adresë të trajnerit anglez Roi Hodgson dhe ndihmësit të tij Geri Nevil, të cilët e kanë kritikuar atë publikisht më përpara duke e cilësuar një nga pikat e dobëta të ekipit francez për mangësitë e tija taktike.
Por lojtari nuk është ndalur këtu me thumbimet ndaj anglezëve, pasi menjëherë pas ndeshjes ai ka deklaruar se tani do të tallet me portierin Xho Hart, shok skuadre te Mançester Siti, të cilin e mashtroi në momentin e goditjes.
“Riberi më dha topin dhe mbrojtja angleze ishte shumë e ngadaltë për të më mbuluar. Ndaj unë kisha shumë kohë për të goditur topin. Meqë Xho Hart me njeh mirë, vendosa të mos hap këmbën deri në fund siç bëj zakonisht dhe prandaj ai u mashtrua dhe nuk priste që të gjuaja”, tregoi Nasri.
Komentet e lojtarit nuk kanë shqetësua aspak trajnerin e Francës, Loran Blank, i cili ka thënë se mesfushori kishte plotësisht të drejtë të bënte të ditura mendimet e tij.
“Ajo që ndodhi është mes tij dhe kritikëve. Këto janë reagime individuale. Unë di vetëm që Nasri ishte i lumtur që shënoi në një ndeshje të luajtur mirë”. (LajmeShqip.com)
Grupi D
11.06.2012
Francë-Angli 1-1
39’ Nasri / 30’ Leskot
Ukrainë-Suedi 2-1
55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç
Renditja
Ukrainë 3 2-1
Francë 1 1-1
Angli 1 1-1
Suedi 0 1-2
15.06.2012
Ukrainë-Francë 18:00
Donetsk (Ukrainë)
Suedi-Angli 20:45
Kiev (Ukrainë)
19:06.2012
Suedi-Francë 20:45
Kiev (Ukrainë)
Angli-Ukrainë 20:45
Donetsk (Ukrainë)
Tuesday, 12 June 2012 08:01