Ndeshja mes Ukrainës dhe Suedisë duket e prerë për një barazim. Kështu mendojnë ekspertët e basteve të cilët i kanë vënë dy skuadrave koeficient të përafërt për këtë sfidë.
Ukraina është pak më e avantazhuar për faktin se luan para tifozerisë së saj e për këtë arsye i kanë vënë koeficientin 2.62 për fitoren, përballë atij 2.9 të Suedisë.
Parashikimet flasin për një barazim 1-1, me koeficientin më të ulët 6.5, ndërsa barazimi 0-0 dhe fitorja minimale 1-0 e Ukrainës kuotohet 8. Një fitore e Suedisë me rezultatin minimal 1-0 është 8.5, ndërsa çdo rezultat tjetër kuotohet 10 apo më shumë, duke lënë të kuptohet që ekspertët presin një ndeshje në mbrojtje, pa shumë gola.
Futbollisti më i kuotuar për të gjetur rrugën e rrjetës në këtë sfidë është padyshim sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç, i cili ka kuotën 2.5 për të shënuar në këtë sfidë. Nga ana tjetër, Artim Milievski dhe Andri Shevçenko ndajnë kuotën 2.87 për të gjetur rrugën e rrjetës në këtë ndeshje të Grupit D. (LajmeShqip.com)
Monday, 11 June 2012 11:40