Futbollistët anglezë kanë mbetur të çuditur në fushën e lojës ku po përgatiten për ndeshjen e të hënës kundër Francës, pasi nuk kanë gjetur pikat e penalltive. Punëtorët polakë të fushës kishin harruar të vizatonin pikat e bardha që duhet të jenë 11 metra larg vijës së portës.
Kjo situatë ka acaruar dukshëm trajnerin Hodgson i cili është parë duke u treguar me shenjë polakëve vendin ku duhej të ishin pikat e bardha.
Në fakt, trajneri anglez nuk i ka të gjitha fajet, pasi Anglia ka një histori të hidhur me gjuajtjet e penalltive, pasi ka humbur 5 seri në Botërorë a Evropianë, ndërsa ka fituar vetëm 1. Anglezët janë mundur në vitin 1990 nga RFGJ, në vitin 1996 nga Gjermania, në vitin 1998 nga Argjentina dhe në vitet 2004 dhe 2006 nga Portugalia. Suksesi i vetëm në serinë e penalltive është ndaj Spanjës në Euro ’96.
Mungesa e pikës së penalltive është interpretuar nga mediat britanike si një turp për Federatën Angleze, e cila ka paguar edhe vendosjen e një fushe të re si pjesë e një investimi prej 350 mijë paund për rindërtimin e stadiumit të skuadrës së kategorisë së katërt polake, FC Hutnik.
Menjëherë pas kësaj ngjarje, ka reaguar ish-kapiteni i përfaqësueses angleze dhe një nga idhujt e tifozerisë së Anglisë, Geri Lineker. “Nuk ka gjë Roi! Bëji të praktikojnë penalltitë, minimumi 20 copë në ditë. Nuk të bëjnë keq, nuk i dihet kurrë. Për ata që mund t’u interesojë, unë praktikoja çdo ditë 30-50 gjuajtje penalltish kur ishim në turne”, ka thënë në Twiter sulmuesi që u shpall golashënuesi më i mirë në Botërorin 1986. (LajmeShqip.com)
Grupi D
11.06.2012
Francë-Angli 18:00
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Donetsk (Ukrainë)
Ukrainë-Suedi 20:45
Gjyqtar: Çyneit Çakir (Turqi)
Kiev (Ukrainë)
15.06.2012
Ukrainë-Francë 18:00
Donetsk (Ukrainë)
Suedi-Angli 20:45
Kiev (Ukrainë)
19:06.2012
Suedi-Francë 20:45
Kiev (Ukrainë)
Angli-Ukrainë 20:45
Donetsk (Ukrainë)
Saturday, 09 June 2012 08:02