Arsenali ka mbyllur një javë shumë të vështirë me eliminimin në Kupën FA, që do të thotë se për “topçinjtë” ky do të jetë sezoni i 7-të radhazi pa një trofe.
Vetëm 3 ditë pas humbjes 4-0 me Milanin, eliminimi në turneun kombëtar i erdhi nga Sandërlend, ekip të cilin skuadra e drejtuar nga Venger e kishte mundur një javë më parë në kampionat, falë golit në kohën shtesë të Tierri Henri.
Por këtë radhë mrekullia nuk është përsëritur dhe goli i Kieran Riçardson dhe autogoli i Oksleid-Çambërlein, vulosën fatin e Arsenalit që është në krizë rezultatesh dhe ka zhgënjyer pritshmërinë e tifozëve.
Në ndeshjet e tjera të kupës FA, Leisester ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Noruiç, duke siguruar pjesëmarrjen në raundin e 5-të falë golave të Lexher dhe Naxhent.
Evertoni e kishte shumë të thjeshtë përballë Blekpul, duke fituar me rezultatin 2-0 falë golave të shënuar të Drente dhe Strakualursi, ndërsa me të njëjtat shifra fitoi edhe Bolton përball Milluoll, ku rrugën e rrjetës e gjetën Miaçi dhe Ngog. (LajmeShqip.com)
Saturday, 18 February 2012 20:42