Eliminimi i Arsenalit dhe barazimi i Çelsit nuk kanë qenë surprizat e vetme të raundit të pestë të Kupës FA, pasi edhe Totenhemi është detyruar që të ripërtëritë ndeshjen e tij në javën e ardhshme.
Skuadra e drejtuar nga Herri Redknap është ndalur në barazim pa gola nga ekipi i kategorisë së tretë angleze, Stivëneixh, që ishte shumë pranë mrekullisë duke krijuar raste për shënim si në pjesën parë, ashtu edhe në pjesën e dytë të ndeshjes.
Ndërkohë, Liverpuli ka patur një ndeshje të lehtë përballë Brajton & Hove duke fituar 6-1 në këtë sfidë ku ekipi i kategorisë së dytë angleze ka shënuar 3 autogola.
Në ndeshjen tjetër, Stouk ka mundur lehtësisht Krouli Taun me rezultatin 2-0, duke siguruar kualifikimin mes 8 skuadrave më të mira.
Në darkë është hedhur edhe shorti për turin e ardhshëm, ku ekipeve më të mira u ka buzëqeshur fati pasi do të luajnë ndeshjet në fushën e tyre. (LajmeShqip.com)
Shorti i çerekfinaleve
Liverpul-Stouk
Çelsi/Birmingem-Leisester
Stivëneixh/Totenhem-Bolton
Everton-Sandërlend
Sunday, 19 February 2012 20:16