Shalke nuk e ka patur të vështirë të fitojë 3-1 ndaj Shtutgartit duke u ngjitur në kreun e renditjes së Bundesligës, me pikë të barabarta me Bajernin e Mynihut.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Matip, ndërsa Papadopoulos shënoi golin e dytë në minutën e 57-të pas një gjuajtje me kokë.
Adoleshenti Julian Draksler më pas finalizoi një aksion në të cilin u përfshinë edhe Klas-Jan Huntelar dhe Raul për të shënuar golin e tretë kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga fundi i takimit. Ngushëllimi i vetëm për miqtë erdhi kur Shinji Okazaki gjet rrjetën para vërshëllimës përfundimtare..
Bajerni dhe Shalke mund të arrihen në renditje nga kampionët në fuqi të Borusias së Dortmundit, të cilët luajnë nesër në fushën e vështirë të Hamburgut. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
21.01.2012
Fraiburg-Augsburg 1-0
Hofenhaim-Hanover 0-0
Nyrenberg-Herta 2-0
Shalke-Shtutgart 3-1
Volfsburg-Këln 1-0
Kaizerslautern-Verder 0-0
Renditja
B. Mynih 37, Shalke 37, B. M’gladbah 36, B. Dortmund 34, Verder Bremen 30, Leverkusen 26, Hanover 24, Hofenhaim 23, Volfsburg 23, Shtutgart 22, Këln 21, Nyrenberg 21, Herta 20, Hamburg 19, Mainc 18, Kaizerslautern 17, Fraiburg 16, Augsburg 15.
Saturday, 21 January 2012 18:20