Bajernit të Mynihut nuk i ka mjaftuar thirrja e trajnerit Heinkes dhe kapitenit Lahm për vemendje në ndeshjen e parë, pasi bavarezët janë dërrmuar keqazi 3-1 në fushën e Borusia Mynshengladbah duke i dhënë mundësinë ndjekësve që t’i afrohen në kreun e renditjes së Bundesligës.
Marko Reus, talenti 22 vjeçar i Gladbah, pasi ka refuzuar transferimin te bavarezët gjatë merkatos së janarit, i ka shkaktuar një tjetër dhimbje koke atyre me ndeshjen e tij të jashtëzakonshme. Mesfushori ka qenë autor i golit të avantazhit në minutën e 11-të, ndërsa mbrojtja kundërshtare e ka patur shumë të vështirë të kontrollojë atë gjatë 90 minutave.
Për pjesën tjetër ka menduar një tjetër emër që ka rënë në sy në pjesën e parë të sezonit, 20 vjeçari Patrik Herrman, i cili në minutat 41 dhe 71 ka mbyllur praktikisht çdo histori rreth kësaj ndeshje. I kotë ka qenë goli i Shvajnshtajger në minutën e 76-të, i cili do të shërbejë vetëm për statistikën finale të ndeshjes.
Tani Bajern vazhdon të kryesojë renditjen, por ka vetëm një pikë avantazh pikërisht ndaj Borusia Mynshengladbah, ndërsa Borusia Dortmund dhe Shalke, të cilat kanë 3 pikë diferencë, luajnë nesër. (LajmeShqip.com)
Friday, 20 January 2012 22:51