Zyrtare: Hungarezi Viktor Kassai (35 vjeç), do të gjykoje finalen e Champions Leagues, e cila do të luhet të shtunën mes Barcelonës dhe Manchester United.
Ai kurrë nuk e ka gjykuar një ndeshje të Barcelonës. Është hera e parë që do te jetë arbitër, në një ndeshje ku luan Barcelona.
35 vjeçari nga Hungaria Viktor Kassai ka debutuar në vitin 2001 dhe ka referuar deri më tani 60 ndeshje të UEFA-s.
Kassai ka referuar vetëm një ndeshje të Ligës UEFA dhe pesë në Ligën e Kampionëve në këtë sezon, duke përfshirë edhe ndeshjet Inter-Bayern dhe Valencia-Manchester United.
Ndihmësreferë do të jenë Gabor Erosh dhe Gjergi Ring, ndërsa referi i katërt do të jetë Istvan Vad.
Thursday, 26 May 2011 11:53