Skuadra prishtinase do të jetë pjesë e kaj gare bashkë me 59 të tjera nga Europa.
Lajmi i pranimit të Sigal Prishtinës në EuroCup është konfirmuar nga FIBA.
Kështu së bashku me klubin prishtinas, janë edhe 59 ekipe që do të marrin pjesë në këtë garë prestigjioze .
Shorti për garat e ligës FIBA Eurocup do të mbahet me 4 gusht.
Veç kësaj, Sigal Prishtina ditë më parë ka konfirmuar edhe pjesëmarrjen në Balkan Ligë, si kampion aktual .
Së bashku me këtë lajm, ju informojmë se të enjten me datë 30 korrik prej ores 12 do të mbahet një konferencë për media në ambientet e klubit, ku priten të prezentohen përforcimet e reja te Sigal Prishtinës.
Wednesday, 29 July 2015 11:50