Manchester United ka njoftuar për transferimin e futbollistit të ri të Blackburn Rovers, Phil Jones.
19 – vjeçari, i cili shihet si kapiten i Anglisë në të ardhmen, pjesë aktuale e U21 të Anglisë, thuhet se i kushtoi rreth 20 milionë euro.
“Manchester United është i nderuar t’ju njoftojë se ka arritur marrëveshje me Blackburn Rovers për transferimin e Phil Jones”, shkruan në uebfaqen e gjigantit anglez.
“Lojtari i kaloi vizitat mjekësore në Manchester javën e kaluar dhe nënshkroi kontratë pesëvjeçare. Transferimi do të kompletohet pasi të kthehet lojtari nga angazhimet me përfaqësuesen e të rinjve”.
Mbrojtësi Jones është përforcimi i parë i nën-kampionit të Evropës për sezonin e ardhshëm.
Tuesday, 14 June 2011 13:34