Ndonëse nuk është folur fare për këtë transfer, gjithçka ka përfunduar për ish-sulmuesit të Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviq. Milan e ka blerë komplet kartonin e tij.
Transferimi u bë pasi Milani pagoi 24 milionë euro. Në fillim Milani e huazoi atë për 6 milionë euro dhe tani ka paguar edhe 24 milionë euro të tjera, që në përgjithësi Barcelona mori 30 milion euro nga Ibrahimoviqi.
Barcelona dy vjet më parë e bleu Ibrahimoviqin për 69.5 milionë euro. Ai nuk arriti të tregohet i rëndësishëm për klubin dhe doli të jetë dështimi ma i madh në histori të klubit, pasi që transferimi më i shtrenjtë në histori të Barcelonës, pas një viti u largua nga Barcelona, duke i çuar poshtë rreth 40 milionë euro Barcelonës.
Ibrahimoviq doli të jetë një ndër lojtarët kryesorë në Milan, ku e bindi skuadrën ta blejë kartonin komplet të tij. Ai ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitin 2015.
Saturday, 18 June 2011 16:52