Philippe Mexes në një interviste për “France Footbal”” veshi fanellën kuqezi dhe e quajti “një nder.”
Ai tha: “Kam kaluar vite të mrekullueshme tek Roma, për mua është një shtëpi e dytë, unë do shkoj tek klubi më i trofeshëm në botë, dhe jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e tyre për 4 vitet e ardhshme. Çfarë emocioni të luaj me Skudeton në gjoks”.
“Unë vitin e kaluar i propozova Romës të më shesë tek Milani, por asgjë nuk erdhi prej tyre, dhe kështu mora vendimin për t’i lënë “giallorosët” gjatë dimrit dhe dua të sqaroj një gjë: Unë në itali nuk do të luaja kurrë në ekipe të tjera, e po te mos kishte ardhur kjo ofertë nga Milani, unë do të shkoja jashtë vendit. Rossonerët i takojnë elitës së futbollit botëror”.
Qellimi juaj? “Champions League”, thotë ai. Lojtari është duke punuar në përpjekje për t’u shëruar nga lëndimi sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Qëllimi i tij është të jetë i pranishëm në fillimin e sezonit, më 28 gusht.
Megjithatë, ai nuk do të jetënë bankinë, në Superkupën e Italisë, më 6 gusht.
Tuesday, 17 May 2011 13:09