Mbrojtësi 30-vjeçar ka vënë penën në letër në një marrëveshje në Princes des Parc, pas pesë vitesh me gjigandët turq.
“Jam shumë i lumtur që arrita në Paris, është një gëzim i madh dhe një fazë të re në karrierën time, duke e ditur se unë sapo kam ardhur në një klub që ka ambicie të mëdha,” tha Lugano në deklaratën tij për medie. “PSG është klub i madh. Qëllimi im është t’i ndihmojë ata të arrijnë sa më lartë të jetë e mundur.”
Fituesi i Copa America, vazhdoi: “Në të gjitha klubet që kam luajtur, unë kam qenë me fat, në një mënyrë apo një tjetër, për të lënë një gjurmë të vogël dhe kjo më bën mjaft krenar, duke e ndryshuar klubin, dhe të filloj nga e para, kjo është një sfidë e re. PSG është një klub në kërkim të titujve, përfshirë kampionatin, e kjo është një sfidë e madhe, për të mos përmendur se ne jemi të pajisur për të bërë diçka edhe në Ligën e Kampionëve”.
I pyetur pse e zgjodhi PSG, ai u përgjigj: “Gjatë gjithë karrierës sime kam qenë me fat që kam qenë i kontaktuar nga shumë klube, sepse kjo do të thotë se kam mbajtur një nivel të mirë të lojës. Projekti i PSG-së bëri dallimin. Franca është një vend i bukur, ku unë mezi pres të jetoj”. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 31 August 2011 13:04