Mesfushori lë Bayernin për kryeqytetin gjerman pas 15 viteve.
Hertha BSC ka përfunduar transferimin e Andreas Ottl nga Bayern Munich. Lojtari kaloi si transfero i lirë pasi kontrata e tij përfundoi në Allianz Arena . Ai nënshkroi një kontratë 3 vjeqare me Hertën.
“Andreas Ottl është një lojtar me përvoj në Bundesliga i cili nuk do të na ndihmojë vetëm në sezonin e ardhshëm, por edhe në vitet e ardhshme, tha drejtori sportivë Hertës Michael Preetz.
Ottl 26-vjeçar është nënshkrimi i katërt i ri për Hertha gjatë afatit kalimtar të tanishme. Në kryeqytetin gjerman ai do të bashkohet me ish – lojtarët e Bayernit, Thomas Kraft dhe Christian Lell.
Saturday, 21 May 2011 21:21