Atletico Madrid ka konfirmuar transferimin e yllit të Chelseat, Filipe Luis, i cili rikthehet në kryeqytetin spanjoll vetëm pas një viti, transmeton Koha.net.
Braziliani ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin e Diego Simeones. Sezonin e kaluar, ai luajti në Chelsea me të cilët fitoi Premier Ligën dhe FA Cup, por ai nuk pati sezon të mirë pasi bëri vetëm 20 paraqitje për skuadrën e Mourinhos.
“E gjitha çka dimë është se jemi përforcuar me njërin nga lojtarët më të talentuar në botë që tashmë e njeh këtë klub dhe jemi të sigurt si do të ketë një ndikim të menjëhershëm”, ka thënë Jose Luis Perez Caminero, drejtor sportiv i Atleticos.
Tuesday, 28 July 2015 18:05