David de Gea ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedin.
David de Gea edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedin, e cila do ta mbaj në Old Trafford deri në vitin 2019.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Unitedit, ndërsa lojtari është shprehur shumë i lumtur.
“Jam i lumtur të filloj një etapë të re në United. Gjithmonë e kam shijuar të qenit këtu, me lojtarë të mëdhenj dhe tifozët të jashtëzakonshëm”, tha De Gea për faqen zyrtare të Unitedit.
“Manchester Unitedi është skuadër speciale dhe Old Trafford një vend ideal ku unë mund të vazhdoj të ndërtoj karrierën time. Jam duke shikuar që të harroj këtë verë të vështirë dhe të punoj shumë në mënyrë që të kemi një edicion të suksesshëm”.
Friday, 11 September 2015 14:04