Merret vesh se francezi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën e Yas Bani.
Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1998, ka arritur marrëveshje me skuadren e Yas Bani, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Zëdhënësi i Yas Banit, Musad Al Harthy, për Sport360, tha: “Trezeguet është një lojtar i madh dhe ka shumë eksperiencë ndërkombëtare. Ai nuk ka luajtur në Gjiri, por të gjithë e dinë se kush është dhe ai do të bëjë më të mirën për Yas Banin.”
“Ne kemi 11 lojtarë në fushën e lojës dhe mesfusha jonë është e fortë. Ne jemi shumë të fortë në sulm dhe pas mbërritjes së Trezeguet do t’i bëjmë gjërat më të mira. Ne do të punojmë shumë, klubi gjithmonë duhet të punojnë së bashku për të arritur sukses”, ka thënë ai. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 31 August 2011 22:02