31-vjeçari u bashkua me ish-klubin e tij, pasi ka shfuqizuar kontratën me skuadrën turke, pas një lëndimi që thuaj se e kishte rrënuar.
Getafe ka njoftuar se Daniel Guiza është kthyer në klub, duke u bashkuar si një transferim i lirë, pasi kontrata e tij me Fenerbahçen u anulua.
Sulmuesi 31-vjeçar ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me skuadrën spanjolle dhe kthehet në klubin që ai e përfaqësonte në mes të viteve 2005 dhe 2007.
Guiza u bashkua me skuadrën turke tre vjet më parë, nga Mallorca, pas një sezoni të madh, ku ai pati shënuar 27 gola në La Liga.
Megjithatë, koha e tij në Fenerbahçe nuk ishte siç pritej, sepse lojtari u dëmtua dhe është paraqitur vetëm 4 herë sezonin e kaluar.
Lojtari ka shënuar edhe gjashtë gola për Spanjën në 21 ndeshje. (LajmeShqip.com)
Sunday, 21 August 2011 11:07