Cassano-Milan, sërish së bashku. Është kjo ajo që doli nga takimi i djeshëm mes Gallianit dhe menaxherit të sulmuesit, Bepe Boco. Më pak se një orë diskutim, për të mbështetur atë që Cassano është mirë te Milani dhe nuk ka dëshirë të ndryshojë skuadër: Barezi kësisoji do të qëndrojë me fanellën kuq e zi deri në vitin 2014.
Cassano ka luajtur 21 ndeshje, duke shënuar 4 gola. Por, numëron edhe shumë qëndrime në stol. Shuhen kështu shpresat e Napolit dhe Fiorentinës për ta marrë.
Ndërkohë, edhe Nikola Legrotaliee ka nënshkruar një kontratë të re me Milanin. ish-mbrojtësi i Juventusit, i ardhur në janar për shkak të emergjencës në mbrojtje, ka luajtur vetëm 28-të minuta me fanellën kuqezi ndaj Lacios, ku pësoi një dëmtim serioz në kokë.
Friday, 27 May 2011 09:59