Arsenali njoftoi në faqen e tyre zyrtare se 19-vjeçari, i cili së fundmi ishte paraqitur edhe për kombëtaren e Costa Ricas në Copa America dhe U-20 në Kupën e Botës, në Kolumbi, ka qenë i ndjekur nga
një mori e klubeve evropiane.
“Joel Campbell ka treguar tashmë se ai është një lojtar me aftësi të madhe, dhe ka kryer punë të mirë gjithashtu edhe në skenën ndërkombëtare, në moshë të re,” tha menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger.
Campbell ka luajtur gjashtë herë për Costa Rican, duke shënuar dy gola. Një nga golat erdhën në debutimin e tij në një fitore 5-0 ndaj Kubës, në Kupën Gold, në këtë vit, ku skuadra e tij arriti në çerekfinale, ndërsa goli i dytë erdhi kundër Bolivisë, në Copa America. (LajmeShqip.com)
Saturday, 13 August 2011 15:31