Talenti i Barcelonës, Adama Traore është përforcimi më i ri i skuadrës së Aston Villës, ka njoftuar klubi anglez përmes faqes zyrtare.
Adama Traore ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin anglez, transmeton Koha.net. Barcelona nga shitja e tij është pasuruar për 10 milionë euro.
Kjo shumë mund të rritet deri në 12 milionë euro në bazë të paraqitjeve të lojtarit, kurse në këtë marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë rikthimi në Barcelonë brenda këtyre tre viteve të ardhshme.
Sulmuesi cilësohet si njëri ndër talentët më të mirë në botë, i cili shquhet për shpejtësinë, fuqinë dhe driblimet e tij shumë të mira me top.
Friday, 14 August 2015 17:26