Andi Lila rikthehet te skuadra e PAS Janinës.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila është kthyer te ish skuadra e tij, PAS Janina duke i dhënë fund sagës së gjatë në kërkim të një skuadre pas largimit nga Parma, klub që falimentoi edicionin e kaluar.
Lajmi i është konfirmuar nga skuadra greke dhe nga vet futbollisti, i cili shprehet i lumtur që kthehet në shtëpinë e tij.
“PAS Janina njofton rikthimin e lojtarit Andi Lila pas një aventure që mesfushori kaloi te Parma gjatë muajve të fundit”, theksohet në deklaratën zyrtare të klubit grek.
“Jam shumë i lumtur që pas shumë muajve u riktheva sërish në shtëpinë time. Po pres me padurim për të nisur stërvitjen me shokët e skuadrës dhe për ta ndihmuar skuadrën gjatë këtij sezoni për t’u ngjitur sa më lart në klasifikim”, tha Lila.
Wednesday, 26 August 2015 21:11